Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Do ju bëhet vajza prostitutë!” Emina Cunmulaj tregon se çfarë i thonin njerëzit familjes kur nisi modelingun

18:19 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Emina Cunmulaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modelja Emina Cunmulaj ka jetuar në një fshat të Malit të Zi që quhet Nënelm deri në moshën 15-vjeçare, kur nisi modelingun. Ajo ka treguar për emisionin “Historia ime” në Tv Klan se hapat e parë kanë qenë me konkursin e modeleve Elite, ku ka marrë pjesë duke përfaqësuar Jugosllavinë në vitin 2001, dhe pastaj agjencia Elite i ofroi një kontratë botërore të cilën e pranoi.

Më pas ka jetuar në Milano, Paris, Amsterdam dhe kur ishte 18 vjeçe, vendosi të kthehej në SHBA për të përfunduar studimet, por arriti vetëm të mbaronte shkollën e mesme.

Mirela Milori: Si ndodhi që u bëre modele?

Emina Cunmulaj: Nuk e di, ndonjëherë pyes vete si është e mundur që një vajzë që është rritur në fshat, në një kohë kur gruaja nuk kishte të drejtë të votonte, një kohë kur femra nuk kishte të drejtë të punonte, që nuk kishte mundësi të vishte se çfarë të donte, një grua që nuk kishte të drejtë të ngiste makinën. Unë nuk e di, Universi i bën këto gjëra të mrekullueshme. Kur i thashë unë mamit dhe babit do të bëhem modele, mami tha menjëherë që vajza ime nuk zhvishet lakuriq asnjëherë. Njerëzit, familjarët, katundi thoshin do të bëhet vajza prostitutë. Ishte një tmerr, por unë duke i thënë babit që ti më njeh më mirë se gjithkush, më ke rrit si mashkull, më ke rrit si djalë. Unë më parë kam shkuar të gjuaj peshk sesa kam ditur të gatuaj. I thashë duhet të kesh më shumë besim tek unë. Kam qenë shumë e guxmishme në atë kohë si fëmijë me i thënë babit fjalë të tilla. Nuk ka ekzistuar që një vajzë 14 vjeç të ngrihet dhe t’i thotë kështu babës së vet. Unë kam lyp motorin kur kam qenë 14 vjeç se unë kam thënë jam një nxënës i shkëlqyeshëm, pse unë nuk kam një motor, pse vetëm djemtë të vozitin motor? Ai ma ka premtuar, atë natë nuk do e harroj kurrë, e kam dëgjuar duke folur me mamin dhe të nesërmen më tha nuk bën motori.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.