Romancës së bukur të showbizit që nisi dhe vazhdoi në ditët e vështira të pandemisë, i ka ardhur fundi. Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka stopuar lidhjen me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, Albi Doka.
Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo, në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”.
Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili qëndroi indiferent. Ndërkohë, Françeska, prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, provoi një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist.
Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot hot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin. Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”.
Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e klubit kroat, “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.
Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen. Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”-in e tij, ku të pozojë me Françeskën.
Futbollisti diskret shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Në një prononcim për mediat, i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje dhe se i pëlqejnë lidhjet e hapura, moderne dhe pa qenë e nevojshme të lidhet plotësisht me dikë.
