Milani i Stefano Piolit harron “dramën” e penalltive në Ligën e Europë me një fitore të pastër në kampionat ku ka bërë deri tani një start perfekt në ndeshjet e para. Përballë nuk ishte një kundërshtar i parezistueshëm, Specia, por fitorja 3-0 mbetet gjithsesi një rezultat shumë i rëndëishëm për skuadrën që iu bashkua Atalantës në kreun e renditjes.
Kuqezinjve iu desh një pjesë e dytë e mirë për të siguruar këtë sukses, që nisi me golin e Rafael Leaos pas një harkimi të Çalhanollu në minutën e 58. Në minutën e 76, Teo Hernandez dyfishoi rezultatin për kuqezinjtë të cilët më pas vuiosën shifrat me golin e dytë personal të Rafael Leaos, kur regjistrohej minuta e 78 e takimit.
Pas tre ndeshjesh të luajtura, Milani ka 9 pikë dhe një golavarazh 7-0, një start si rrallëherë për këtë skuadër e cila ka vuajtur në sezonet e fundit startin e dobët në kampionat. /vipsport.al/
