Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Stresi i vë kapakun kësaj teme, tregon pse mori fund lidhja me Keisin

10:05 / October 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stresi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimi i Stresit në tetor të 2018-tës dhe më pas ndarja nga Keisi, janë dy nga ngjarjet më të bujshme që lidhen me emrin e tij. Ndarja e papritur nga partnerja është një nga temat që është diskutuar më gjatë dhe ai ka vendosur që të flasë sot e të mos diskutojë më në lidhje me të.

I ftuar në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, reperi ka treguar gjithçka që nga momenti kur u arrestua dhe u kap në hotel me një femër tjetër e deri tek koha kur ai dhe Keisi ndanë rrugët. Stresi tha se vajza që u kap me të në hotel ka qenë e infiltruar nga policia, për të marrë informacione në lidhje me lëvizjet e reperit. Ai shtoi se emri i saj nuk është përmendur fare as në gjyq dhe se kjo ka qenë disi e çuditshme.

Stresi tha se keqkuptimet me Keisin nisën pas daljes së tij nga burgu dhe për shkak se të tjerët ja tregonin asaj historitë ndryshe.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, u shpreh Stresi.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, tha reperi, duke shtuar se nuk do flasë më për Keisin, sepse ajo ka jetën e saj dhe nuk preferon ta bëjë objekt bisede.

Stresi u shpreh se Keisi u nxitua të bënte një deklaratë në lidhje me të dhe që nuk i shkonte fare, sepse të dy kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ai tregoi se vazhdon ta ketë ëndërr që të ketë një fëmijë, pavarësisht nëse do jetë apo jo në lidhje me nënën e fëmijës.

https://www.youtube.com/watch?v=dK2o4q4gLU4&feature=emb_title

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.