Tayna është në kulmin e suksesit të saj si repere, një vajzë e talentuar që fansat po i shtohen gjithnjë e më shumë e gjithashtu shumë djem do të donin ta bënin për vete.
Në ditët e sotme, mënyra më e thjeshtë për të komunikuar me dikë janë rrjetet sociale dhe merreni me mend vetë ç’bëhet në inbox-in e Taynës!
Jo vetëm persona të panjohur, por edhe emra të famshëm të showbiz-it shqiptar e të huaj i shkruajnë reperes shqiptare dhe ajo na e pranoi vetë.
Si një “as” nënë mëngë, Tayna përdori sot faktin që lista e saj e mesazheve është plot me emra reperësh, për të na “lënduar” ndjenjat të gjithëve.
Në një postim në InstaStory, ajo ka shkruar: Mendon se mund të lëndosh ndjenjat e mia? Unë i kam të gjithë reperët tuaj të preferuar në mesazhe. Kombëtarë e ndërkombëtarë!”.
Mbase do i zbulojë këta emra të famshëm në postimin e radhës

