Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kristen Stewart do të luajë rolin e Lady Diana-s në filmin e ri, por nuk është aspak e ngazëllyer

17:19 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kristen stewart 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e Twilight, Kristen Stewart do të luajë Lady Diana-n në një film të ri që do të bazohet në momentin kur Princesha vendosi të ndahet nga Princi Charles.

Filmi do të titullohet “Spencer”, dhe ngjarjet janë vendosur në fillim të viteve 1990. Skenaristi i filmit thuhet se do të jetë krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, ndërsa regjisori Pablo Larrain.

Filmi do të vendoset në Sandringham dhe do të flasë për momentin kur Diana kuptoi se martesa e saj nuk po funksiononte.

1 19

Mirëpo, aktorja Kristen Stewart duket se e ka marrë me stres këtë rol. Në fakt, tek aktorja kanë ndikuar edhe komentet e shumta të publikut, i cili pretendonte se dikush tjetër mund ta luante më mirë këtë rol.

“Aksenti më tremb. Për dreq, njerëzit e njohin zërin e Lady Diana-s shumë mirë, e kemi shumë të ndryshëm dhe ndaj është shumë e vështirë për mua. Unë po punoj për këtë pjesë. Është një nga historitë më prekëse dhe ndaj nuk dua thjesht ta luaj rolin e saj. Dua ta njoh atë”- ka rrëfyer Kristen.

Drama do të bazohet mbi një periudhë 3 ditore, në një nga festat e fundit të Diana-s për Krishtlindje në Shtëpinë Ëindsor në pronën e tyre në Sandringham në Norfolk, Angli.

Prodhimi pritet të fillojë në fillim të vitit 2021.

Stewart është e njohur më së miri për rolin e Bella Swan në Twilight nga 2008-2012, dhe gjithashtu u shfaq në filmin e vitit të kaluar Charlie’s Angels si dhe në Snow White and the Huntsman në vitin 2014.

Princesha e Uellsit është portretizuar në ekran më parë nga Naomi Watts dhe do të shfaqet në sezonin e katërt të dramës mbi familjen mbretërore të Netflix ‘The Crown”, e portretizuar nga Emma Corrin.

2 9

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.