Mbrëmjen e sotme presidenti i vendit Ilir Meta është i ftuar në emisionin ‘Opinion’ përballë Blendi Fevziut.
Gjatë intervistës Meta u ndal në marrëdhënien që ka me kryeministrin Rama, duke thënë se janë të shkëlqyera. Nëse do i vendosnin një kamer të fshehtë, atëherë do kuptohej marrëdhënia mes tyre, shtoi presidenti i vendit.
Pyetje: A ju shkon Ju të bëni një replikë të tillë me gazetarin Baton Haxhiun, kur ju e këni patur më mik sesa unë !
Presidenti Meta: Batonoviçi, jo Baton Haxhiu. Këto janë statistika, ia tregova dje, edhe Komisionerit për Zgjerim që erdhi këtu, edhe i pranoi, sepse nuk mund t’i kundërshtonte sepse vijnë nga zyra e tij, nuk vijnë nga zyra ime.
Pyetje: Pse largohen shqiptarët sipas jush Zoti Meta? Ju vetë si President i vendit, si politikan 30 vjet në këtë vend, keni përgjegjësi për këto largime?
Presidenti Meta: Unë s’kam asnjë përgjegjësi
Pyetje: Si nuk keni asnjë përgjegjësi?
Presidenti Meta: Sepse kam më shumë se 8 vjet, që i kam thënë kryeministrit aktual dhe ministrit, që ka qenë i Ekonomisë..
Pyetje: Zotit Ahmetaj?
Presidenti Meta: I kam thënë shkoni në Maqedoni, shikoni sesi Maqedonia i mirëpret dhe i lehtëson investimet e huaja. Shkupi 1, Shkupi 2. Tetova dhe shumë të tjetë në Maqedoninë lindore. Pra, hajde të bëjmë dhe ne një gjë të tillë në Shqipëri. Në Spitall përshembull, apo në një vend tjetër s’ka rëndësi, ti garanatojmë investitorit të huaj çdo gjë, tokën, pronën, të gjitha shërbimet e duhuara aty. Në mënyrë që të rieksportojmë, të marrim të ndërtojmë një fabrikë, të bëjmë një investim, të punësojmë njerëz.
Pyetje: Kryeministri, afishoji shifra ku vendi sipas tij, shkon më mirë se para 8 vitesh, kur Ju, në fakt në atë kohë braktisët koalicionin e së djathtës, dhe u bashkuat me koalicionin e Rilindjes, ose rilindët dhe ju në një farë mënyre zoti Meta.
Presidenti Meta: I dashur miku im Fevzi! Unë kam bërë koalicion me kryeminstrin aktual vetëm më një kusht
Pyetje: Cilin kusht?
Presidenti Meta: Që ai të votontë 3 ligjiet që mbantë peng integrimin europian para zgjedhjeve, dhe ato u votuan para zgjedhjeve të vitit 2013. Pra, me iden që ky koalicion, do zhbllokonte integrimin europian të vendit. E dyta, e vetmja reformë pozitive në 8 vjet, përsa i takon integrimit europian, është vetëm votimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi me 140 vota në Parlament. Ku kryetari i Parlamentit ishte Ilir Meta, dhe që u imponua vetëm nga Ilir Meta, në një marrëveshje ku i vetmi që mungonte ishte Edi Rama, kaq. Që atëherë ka një rekomandim pozitiv dhe nga 3 kushte, Shqipëria ka 15 kushte, dhe nuk e di dhe sa do të ketë
Pyetje: Zoti Meta, çfarë nuk funksionojë mes jush dhe kryeministrit? Është personale, është parimore..?
Presidenti Meta: Nëse do të kishim një kamera të fshehtë, ju do të shikonit që, marrëdhëniet e mia dhe të kryeministrit janë të shkëlqyera. Sidomos respekti i tij, ndaj meje.
Pyetje: Duket që, janë të shkëlqyera, sa shkëlqimi s’duket ka humbur fare.
Presidenti Meta: Nuk po flas për hallet tona, po flas për problemet që ka vendi. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, në kuptimin personal ai është shumë i dashur dhe shumë i respektueshëm. Problemi është, kur kam ikur unë nga detyra e kryeministrit në vitin 2002, dhe arsyeja pse jam larguar unë, ju besoj e mbani mend, se keni qenë edhe në Korfuz. Shqipëria, ishte përfshirë në procesin e stabilizim asociimit dhe Serbia dhe Mali i Zi, as ekzistonin fare në një proces të tillë.
Sot, që ne po flasim bashkë të dyja vendet janë shumë më para nesh. Ndërsa për ne, as nuk bëhet fjalë, që jo të jemi përfshirë në këtë proces, sidomos pas votimit të njëanshëm që u bë para dy ditësh të ndryshimit të Kodit dhe për rregullat për zgjedhjet.
