Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fiken dritat e Sheshit “Nënë Tereza”, shfaqen në hologramë Rama dhe ministrja Margariti me kostum popullor (Video)

22:25 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama margariti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dritat Sheshit “Nënë Tereza” u fikën sot, për pak minuta për të transmetuar një video në hologram me në fokus historinë e kryeqytetit.

Në një mënyrë krejt unike, përmes një teknologjie që vjen për herë të parë në Ballkan, video-arti promovon trashëgiminë kulturore shqiptare.

Njohja dhe rikthimi drejt origjinës historike të qytetit do të krijojë mundësitë për zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit, si dhe të shërbejë si shtysë për të rinjtë e vendit që të tregohen kreativë për të ardhmen e tyre.

Në videon e tij, drejtuar kryeqytetit, Kryeministri Rama tha:

“Tirana është një histori dashurish të vjetra, të rizgjuara… të forta, të rënda, të frikshme, të vrullshme. S’njoh një kryeqytet tjetër ku sheshi të jetë si një zemër e hapur ku janë të shënuara si në një ditar dashurish, marrëdhëniet e vendit me të tjerët e me vetveten dhe me vetë Zotin lart në qiell. Xhamia, e ngritur, e mbyllur, e rihapur, Kisha, e zhdukur dhe e rishfaqur, Ministritë, për mbret, pushtues, diktatorë, përfaqësues të popullit, Banka, Pallati i Kulturës, sovjetike, komuniste, kapitaliste, Hoteli, Muzeu i Historisë së shkruar, rishkruar, stërshkruar, statuja e kthyer në boshllëk dhe vetë boshllëku mes të tërave, si fletë që nxihet e zbardhet nga zjarret e nga lotët e dashurive që i lënë vendin njëra-tjetrës. Çfarë fati të jesh pjesë e kësaj historie, të kesh shansin të shkruash emrin tënd mbi ditarin e një jete që vazhdon prej 100 vjetësh në Tiranën kryeqytet! Tirana është një histori dashurish!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026

Kaos në bankat amerikane, mijëra klientë pa akses në llogari, probleme me pagesat dhe tërheqjen e parave

12:18 / November 17, 2026

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm

12:11 / November 17, 2026

Kryeministri britanik Burnham: Brexit nuk ka funksionuar, Britania synon marrëveshje të re me BE-në

12:08 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.