Bleona Qereti, ka qenë për një kohë të gjatë larg vëmendjes së lajmeve për jetën e saj private. Në një set fotografik të bërë së fundmi, ajo ka treguar se për një kohë të gjatë ka qëndruar beqare. Kjo ka ndikuar në jetën e saj.
Mësohesh vetëm, ndjehesh i pavarur dhe i plotësuar dhe e ke të vështirë të fusësh dikë tjetër në jetën tënde. Vetëm nëse përballë ke dikë që ka diçka të jashtëzakonshme që të të bindë, thotë Bleona.
“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirë për t’u dashur, sepse janë mësuar aq shumë me jetën prej beqari, të pavarur dhe të plotësuar, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për dikë në jetën e tyre”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
