Lidhja e Majk dhe Majlinda Zekës përfundoi shpejt dhe dyshja vendosi të ndahej pavarësisht se Majlinda ishte shtatzënë dhe solli në jetë djalin e tyre Roan.
Ai jeton me të ëmën, por e takon shpesh dhe të atin i cili ndan në rrjetet sociale momente të ëmbla me të.
Mirëpo, fansave u ka bërë përshtypje një video e Roanit dhe Majlindës në profilin e Majkut në Instagram, ku i vogli shfaqet duke kënduar në makinë këngën e të atit.
Kjo video ka ngritur prej disa kohësh aludimet se pas 3 vitesh të ndarë, Majk dhe Majlinda Zeka janë rikthyer me njëri-tjetrin.
Por, burime për “Prive.al” bëjnë me dije se fjalët s’janë të vërteta.
Pas zënkave të shumta, reperi dhe ish-partnerja e tij arritën të rregullojnë marrëdhënien për hir të të birit, i cili do t’i bashkojë ata gjithmonë.
Megjithatë, bëhet e ditur se mes Majk dhe Majlindës nuk ka asnjë romancë dhe jeta private e secilit është e ndarë, ndërkohë që marrëdhëniet vazhdojnë të ruhen dhe ata vazhdojnë të takohen për shkak të Roanit.
