Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

VIDEO/ Rita Ora mesazh për vajzat shqiptare: Sundoni botën, ju keni fuqinë për ta bërë këtë

17:54 / October 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rita ora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita Ndërkombëtare e Vajzave ka sjellë reagimin edhe të këngëtares së njohur Rita Ora.

Teksa po zhvillohej një aktivitet në kuadër të kësaj dite në Kuvendin e Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, tregoi një video-mesazh që i ka dërguar artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani falënderon Ritën duke theksuar se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe jo vetëm.

“Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty“, shkruan Vjosa Osmani.

Ndërkohë që këngëtarja e njohur Rita Ora u ka bërë thirrje vajzave shqiptare që të sundojnë botën në mënyrën e tyre, pasi kanë fuqinë për ta bërë këtë.

“Përshëndetje. Jam Rita Ora. Pavarësisht nëse vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh.

Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë”, ka thënë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.