Në muajin qershor të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.
Jonida solli në jetë vogëlushen Emi, me të cilën na prezantoi vetëm muajin e kaluar duke publikuar për herë të parë foto të portretit të së bijës.
Së fundmi, ajo na ka sheqerosur të gjithëve me një foto krah Emit, ku nënë e bijë shfaqen të shtrira pranë njëra-tjetrës, ndërsa vogëlushja ka mbështetur dorën mbi shpatullën e Jonidës.
“Gjithçkaja ime derin në fund”- shkruan moderatorja krahas pozës kaq të ëmbël që na e ngriti nivelin e sheqerit!

