Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi në Korçë: Nuk do lëmë njeriun frikacak të marrë të ardhmen e shqiptarëve

14:15 / February 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar me strukturat e LSI-së në Korçë ku u shpreh se protesta e 16 shkurtit është kundër kësaj qeverie që thelloi varfërinë dhe rriti çmimet dhe taksat.

“16 shkurti nuk është vetëm protestë e opozitës. Sepse po të ishte protestë e opozitës nuk do të kishim këtë situatë që është sot në Shqipëri. 16 shkurti është protestë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Dhe unë jam e bindur që më 16 shkurt pjesa më e madhe e protestuesve do të jenë socialistët e ndershëm. Do të jenë socialistët e ndershëm të cilët nuk e gjejnë veten të përfshirë në të gjithë këtë zullum të Edi Ramës, por duan që t’i kthehet identiteti dhe integriteti i tyre. Prandaj më 16 shkurt nuk janë vetëm banorët e Unazës së Re, të cilët duan t’i prishin shtëpitë e tyre që kanë 27 vjet që paguajnë taksa qeverisë shqiptare. Edhe pse qeveria shqiptare nuk ua ka legalizuar për 27 vjet shtëpitë e tyre, ata kanë 27 vjet që paguajnë taksat: dritat, ujin, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, taksë arsimi. Sepse janë qytetarë të Tiranës dhe në këtë moment shtëpitë e tyre janë të legalizuara”, tha ajo.

Duke folur për studentët ajo tha se i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës, por të gjithë popullit shqiptar. “Që po të protestosh fiton të drejtat e tua. Dhe ata kanë fituar një pjesë të kërkesave të tyre. Sepse vetëm 5 mijë studentë në shesh të vendosur rrëzuan 90% të qeverisë së Edi Ramës. Por mendoni sikur të jenë të gjithë shqiptarët në protestë, më 16, më 17, me 18, si të kenë dëshirë ata. Mendoni se çfarë do bëjë ky trimi i madh me krahë shumë, që quhet Edi Rama dhe është frikacaku më i madh, mendoni se çfarë do të ndodhë me të. Ky njeri ka frikë nga njerëzit. Ky njeri ka frikë nga protesta. Ky njeri ka frikë nga qytetarët e tij. Por ne nuk do ta lëmë këtë njeri frikacak që të marrë të ardhmen e shqiptarëve dhe ta shkatërrojë”, tha më tej kryetarja e LSI-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.