Roman, djali i dytë i Ledion Liços dhe Sara Hoxhës festoi pak ditë më parë ditëlindjen e tij të parë. Ka qenë fillimisht tezja e tij Lori Hoxha që ka postuar foto nga festa, por ndëkohë është mami Sara ajo që sjell detajet më të bukura.
Sot, vetë Sara ka ndarë të tjera detaje nga festa e ditëlindjes së djalit të saj të dytë, duke rrëfyer se ky vit ka qenë më i lumturi i jetës së saj.
Trashëgimtarja e “Top Channel” rrëfen se s’do ta kishte imagjinuar kurrë që do të kishte kaq shumë dashuri edhe për fëmijën e saj të dytë, ndërsa tashmë është në kulmin e lumturisë.
“Të dielën festuam vitin e parë të lindjes së Romkit. Ishte më i lumturi i të gjitha kohërave! Viti i kaluar ishte i mbushur plor me gëzim e aventura, teksa ambientoheshim në një familje me katër persona. Kurrë në 1 milion vjet s’do ta imagjinoja dot 1 vit më parë, sa shumë dashuri do të kisha për fëmijën tim të dytë! Të dua shumë arusho!”- shkruan Sara në postim.


