Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Çudira shqiptare”: I dërgoi lule dhe çokollata, tani rrezikon burgun. Ish- gruaja i konsideron përndjekje dhuratata

18:07 / October 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Në burrë i cili gjendet nën arrest shtëpie prej katër muajsh si i denoncuar për dhunë në familje, rrezikon sërish të kthehet në burg pasi i dërgoi trëndafila, çokollata dhe një letër ish partneres. Gruaja pretendon se ky veprim është përndjekje, ndonëse ish partneri këmbëngul se vetëm trëndafilat ishin për të shoqen, kurse të tjerat ishin dhurata për të birin. “Kur u ktheva në banesë së bashku me tim bir, në hyrje gjeta një qese ku kishte dhurata për djalin tonë, një trëndafil te kuq dhe mendoj që lulja nuk është për fëmijën, si dhe letra, pas te cilës ishin vizatuar tre zemra. Djali ende nuk ka mësuar të lexojë”, denoncon gruaja, e cila ka marrë në gjykatë një urdhër mbrojtjeje nga ish-partneri, Pjetër Gjaci. Ky i fundit gjendet nën arrest shtëpie në një tjetër banesë, që prej muajit korrik, nën akuzën e dhunës ndaj ish-bashkëjetueses. Burimet pohojnë për Top Channel se akuzës së dhunës prokuroria i ka bashkangjitur edhe përndjekjen, ndonëse Gjaci këmbëngul se pakoja u dërgua nga postieri. “Lulet i porosita me telefon, letrën e kisha për djalin ku i kërkoja falje për mungesën dhe shpresova që të rriturit do ia lexonin. Në pako kishte 6 çokollata për tim bir pasi më ka marrë malli për të”,u shpreh ai. Pavarësisht se në dëshmi ai këmbëngul se nuk kishte parashikuar të sillte këto shqetësime, gruaja insiston të kundërtën ndaj dhe Gjaci dyshohet edhe për përndjekje.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.