Stresi është bërë pak nostalgjik ditën e sotme pasi ka ndarë në Instagram një foto të vjetër në rrugët e lagjes.
Mirëpo, nëse menduat se edhe kjo i përket kohës kur ai sillej me ‘naçut’, na falni por këtë herë po ju zhgënjejmë…për mirë.
Reperi i dashur ka rikujtuar sot kohët kur ngacmonte Keisin, pikërisht në lagjen e tyre, duke shkuar shumë kohë pas, pikërisht në fillesat e lidhjes.
“Koha kur ngacmoja Keisin!”- ka shkruar reperi me nota humori.

