Festa e bebushit e organizuar nga Sara Hoxha dhe Ledri Vula mblodhi shumë emra të famshëm pranë çiftit. Duke qenë se argëtimi zgjati pafund, Sara është kujdesur të ndajë detaje gjatë këtyre ditëve të fundit, duke na treguar se gjithçka është realizuar sipas shijeve të mamit dhe babit të ardhshëm të shoëbizit.
E ftuar ka qenë edhe Kida, si mikeshë e Ledrit dhe Sarës, ndërsa kjo e fundit ka publikuar një foto shumë të këndshme të këngëtares. Kida, me një panelinon në dorë, mbi të cilën ka lënë një shënim. “Repere si babi, e bukur si mami”, ka shkruar ajo, ndërsa Sara nuk e ka lënë pa një koment. “Një shënim për vogëlushen”, ka shtuar partnerja e Ledrit, ndërsa fansat e çiftit po presin lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vajzës.

