Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sqarimi i OBSH për Remdesivirin: Është pak apo aspak efektiv në trajtimin e COVID-19

12:35 / October 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Remdesivir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ilaçet remdesivir, hidroksiklorinë, lopinavir/ritonavir dhe produktet e interferonit kanë pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Një studim për këto ilaçe u zhvillua në më shumë se 30 vende. Studimi u bazua në efektet e terapisë në vdekshmërinë e përgjithshme, fillimin e trajtimit me ventilatorë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Këto ilaçe treguan pak, ose aspak rezultate në trajtimin e pacientëve.

Remdesiviri – një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences – është një nga ilaçet e para që u përdor për të trajtuar sëmundjen COVID-19.

Ky ilaç përdoret kryesisht për trajtimin e hepatitit C dhe virusit sincicial të frymëmarrjes. Gjithashtu, janë bërë disa studime për efektin e tij në trajtimin e sëmundjes së Ebolas, por nuk ka treguar efikasitet.

Këto rezultate për efektivitetin ndaj sëmundjes COVID-19 duhet të kalojnë kontrolle shtesë të ekspertëve.

Një studim për efektivitetin e këtyre barnave u krye në 405 spitale në 30 vende dhe përfshiu 11,266 pacientë.

Përafërsisht 2,750 njerëz morën remdesivir, 954 hidroksiklorinë, 1,411 lopinavir, 651 interferon bashkë me lopinavir, 1,412 vetëm interferon dhe 4,088 nuk morën asnjë nga ilaçet e studimit.

Kompania Gilead Sciences ka shprehur shqetësim, pasi “të dhënat nuk janë analizuar në detaje”, dhe për shkak të kësaj, kompania thotë se “asnjë përfundim objektiv nuk mund të bëhet në lidhje me efektivitetin e remdesivirit”.

Në fillim të këtij muaji, të dhënat nga një studim në SHBA mbi ilaçin remdesivir nga kompania Gilead, treguan se trajtimi me këtë ilaç uli kohën e rikuperimit të pacientëve me COVID-19 me pesë ditë.

Përdorimi i Remdesivirit u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së më 1 maj. Përdorimin e këtij ilaçi e kanë miratuar edhe një sërë vendesh tjera./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.