Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, prej disa ditësh është në izolim në shtëpinë e tij në Torino.
Megjithatë, Ronaldo nuk është trembur aspak nga virusi dhe këtë e ka vërtetuar me një foto në rrjetet sociale.Portugezi ka postuar një foto në “Instagram”, ku duket më në formë se kurrë. Ai shikohet krah pishinës brenda ambientit që po qëndron.
“Mos lejoni që ajo që nuk mund të bëni të qëndrojë në rrugën e asaj që mund të bëni”, shkruan 35-vjeçari krah fotos, duke ironizuar me infektimin e tij.