Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ka vetëm pak kohë që është ndarë nga e fejuara , Vildane Zeneli i vë syrin Jonit, djalit të Ardit Gjebresë!

15:50 / October 17, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vidane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.

Rreth dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit. Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jonit, Anën. Nga postimet e fundit që ka bërë, Merlin e deklaron veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi për martesë.

Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për  një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Pas dy vitesh fejesë , marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar duket se ka marrë fund.

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat para një muaji nuk ekzistonin më në profilet e tyre, pasi i kishin zhdukur. Ishte ky fakt që ngriti dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës.

1 61

Ndërkohë ç’po ndodh me jetën e Jonit, i cili ka një biznes purosh, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, e cila duket se i ka vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit kanë vënë re faktin që ajo e komenton shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ka ndarë me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA.

3 19

Dhe sapo Joni poston foto, Vildane e ngacmon me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë.

Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?

Ajo shihet pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, pasi ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë.

E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo nuk jam në një lidhje”. Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab.

Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun. Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë.

“Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë. Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo.

Por duket se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihet e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimemeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi del të darkojë në restorantet e Nju Jorkut./ Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.