Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ku ndodhen ‘duhanxhinjtë’ dhe ‘pijanecët’ më të shumtë në Shqipëri, INSTAT publikon raportin. Ja cili është qyteti që mban vendin e parë

19:49 / October 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alkool dhe duhan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë në dekadën e fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019, qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës.

Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2% të buxhetit të tyre për cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.

Pas Elbasanit, shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha, familjet e së cilës çuan për cigare dhe pije 5.1 % të buxhetit total mujor me një rritje 0.3% në raport me vitin 2009.

Berati, si qarku i tretë me shpenzimet më të larta për këto produkte shpenzoi 4.8% të totalit të buxhetit për konsumin e álkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.

E katërta renditet Korça e cila shpenzoi 4% të buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në të kundërt, qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme në10 vitet e fundit.

Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9% nga buxheti i tyre mujor për pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019.

E dyta me shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra, familjet e së cilës çuan 2.9 % të buxhetit të tyre për pije dhe cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.

Familjet në Qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër shpenzimet për álkool dhe cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019, familjet në këtë qark shpenzuan 3.1% të buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%.

Konsumi për pije dhe cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u rendit sipas së njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.

Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur, në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.