Butrint Imeri ka në dorë një këngë të re që pritet ta nxjerrë së shpejti e mbase të shoqëruar dhe me videoklip, por dikush ia ka publikuar atë.
Kënga quhet “Gjeje” dhe deri tani ka dalë vetëm në versionin audio por nuk dihet se si është shpërndarë në rrjet.
Vetë këngëtari nuk ka reaguar ende rreth kësaj që ka ndodhur, por fansat e tij, që duhet ta pranojmë se janë ndër më aktivët dhe të zjarrtët, kanë shpërthyer në komente, duke dënuar këtë veprim.
