Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ilir Beqaj i përgjigjet gazetarit: 5 të pavërtetat e tij, publiku vlerëson se kush është “lubrifikuar”

19:09 / October 19, 20206 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirbeqaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj i është përgjigjur gazetarit Klodjan Tomorrit sa i takon akuzave të këtij të fundit për miratimin e ligjit “Për metrologjinë”, shtimin e kontrolleve dhe tarifave për pompat e karburantit.


Në një postim në Facebook, deputeti Beqaj sqaron të gjitha akuzat dhe pretendimet që ka bërë gazetari Tomorri sa i takon tarifave dhe kontrolleve të pompave. “Projekti i qeverisë flet për “jo më pak se dy herë në vit”. Pra ka vendosur një dysheme, ndërsa kontrolli mund të jetë 2, 3, 4 e me rradhë më shumë herë në vit.

Projekti ligji nuk flet fare për tarifa të kontrollit. Tarifat në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit përkatës, janë kompetencë e ministrisë përgjegjëse për financat dhe e ministrisë përgjegjëse të fushës që rregullohet (në rastin në fjalë e ministrisë përgjegjëse për metrologjinë)”, shkruan ndër të tjera deputeti Beqaj.


Postimi i plotë i deputetit Ilir Beqaj:


Prej rreth dy javësh, me këmbëngulje, gazetari Klodjan Tomorri vijon të shkruajë të pavërteta lidhur me diskutimet dhe, së fundmi, miratimin e ligjit të ri “Për metrologjinë”.
Ja çfarë shkruan gazetari Tomorri më së fundmi:
“Dy ditë më parë në Kuvend u konsumua një kurvëri e pështirë intelektuale. Deputetët diskutuan 3 orë për një ligj idiot grash dhe brenda vetëm 3 minutave diskutuan dhe votuan një ligj, që u merr qytetarëve shqiptare miliona euro të tjera për t’i devijuar në llogari private.
Bëhet fjalë për ligjin e ri për metrologjinë, i cili zgjeron koncesionin e pompave të karburanteve duke rritur frekuencën e kontrolleve. Neni që rrit kostot për qytetarët u propozua në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga deputeti socialist Ilir Beqja.
Para votimit, vetë Ministria e Financave e kundërshtoi amendamentin e propozuar nga Beqja duke deklaruar se është në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Metrologjisë, e cila rekomandon vetëm dy kontrolle në vit për instrumentat matës.
Po kështu sipas Ministrisë, masa e propozuar nga deputeti Beqja, qartësisht do të rrisë ndjeshëm kostot që paguajnë qytetarët në çmimin e karburantëve.
Zoti Beqja dhe deputetët e tjerë propozues e justifikuan masën e rritjes së kontrolleve me interesin publik për të mos lejuar abuzimet në tregun e karburanteve. Pas ketyre debateve, ministrja e Financave, bëri kundërpropozimin që meqë deputet kërkojnë shtim të kontrolleve, ajo të bëhet pa tarifë shtesë për qytetarët dhe kostoja të përballohet nga vetë kompania koncesionare.
Por zoti Beqja dhe kolegët e tij iniciatorë që thonin se po mbronin interesin publik nuk pranuan që shtimi i kontrolleve të bëhej pa tarifë shtesë. Përkundrazi, çdo kontroll i pompave nga koncesionari do të tarifohet me 60 euro. Kompanitë që tregtojnë karburant këtë kosto do ja u përcjellin qytetarëve në çmimin e naftës.”


Në vijim është neni 22 sipas projektit të qeverisë.
Neni 22 (propozimi i qeverisë)
Verifikimi i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara

  1. Të gjitha instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara, që kanë marrë miratimin e tipit dhe plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike, i nënshtrohen verifikimit që mund të jetë fillestar, pasardhës, periodik i rregullt, i kryer në intervale kohore specifike dhe jashtë radhe. Shtimi i frekuencës së verifikimeve të lartpërmendura bëhet në varësi të analizës së riskut në treg. Verifikimi i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, të hidrokarbureve dhe gazit të lëngshëm, që kanë marrë miratimin e tipit dhe plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike, bëhet jo më pak se dy herë në vit dhe përfshin kontrollin dhe sigurimin e regjimit automatik.
    Le ri marrim me rradhë të pavërtetat e gazetarit Tomorri.
    Së pari, projekti i qeverisë flet për “jo më pak se dy herë në vit”. Pra ka vendosur një dysheme, ndërsa kontrolli mund të jetë 2, 3, 4 e me rradhë më shumë herë në vit.
    Së dyti, në se Organizata Botërore e Metrologjisë thotë se duhen vetëm dy kontrolle në vit, nuk është Ilir Beqaj por ministria përgjegjëse për metrologjinë që ka propozuar përtej rekomandimeve të OBM.
    Së treti, “shtimi i frekuencës” nuk është propozim i Ilir Beqaj, por propozim i vetë projektit të qeverisë.
    Së katërti, kush di abc-në e procedurave parlamentare të diskutimit e miratimit në seancë të projektligjit e di shumë mirë se propozimi i një ndryshimi nuk bëhet me fjalë gjatë diksutimi, por formulohet dhe dorëzohet në formën e amendamentit. Kushdo deputet mund të bënte amendimin dhe të mos mjaftohej vetëm me fjalë.
    Së pesti, projekti ligji nuk flet fare për tarifa të kontrollit. Tarifat në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit përkatës, janë kompetencë e ministrisë përgjegjëse për financat dhe e ministrisë përgjegjëse të fushës që rregullohet (në rastin në fjalë e ministrisë përgjegjëse për metrologjinë).
    Për të sqaruar në mënyrë shterruese publikun, në vijim është dispozita në fjalë e miratuar në seancë bazuar në propozimet e mija.
  2. Neni 22 (miratuar në seancë plenare)
    Verifikimi i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara
  3. Të gjithë instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar, që kanë marrë miratimin e tipit dhe plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike, i nënshtrohen verifikimit që mund të jetë, fillestar, pasardhës, periodik i rregullt, i kryer në intervale kohore specifike, dhe jashtë radhe. Në varësi të analizës së riskut dhe problematikave të tregut, por në çdo rast jo më pak se 5%, periodiciteti i verifikimeve të larpërmendura do të jetë, të paktën, objekt dyfishimi. Verifikimi i instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar të hidrokarbureve dhe gazit të lëngshëm, që kanë marrë miratimin e tipit dhe plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike, bëhet jo më pak se dy herë në vit dhe përfshin kontrollin dhe sigurimin e regjimit automatik.
    Nëse qeveria kishte propozuar që e shtonte frekuencën e verifikimeve sipas analizës së riskut, propozimi im është që shtimi i verifikimeve të bëhet nëse problematikat janë jo më pak se 5 %. Pra nëse sipas qeverisë edhe për një prblematikë 1 % mund të kishte shtim frekuence, sipas versionit të miratuar do të ketë shtim frekuence vetëm nëse problematikat kalojnë 5 %.
    Askush nuk shqetësohet për faktin se pompat e furnzimit të naftës kanë problematika të cilat rëndojnë mbi konsumatorët. Le të përmirësojnë operatorët e tregut të karburanteve, cilësinë e pompave. Le të ulin problematikat nën 5 % dhe nuk do të lindë nevoja që të kalohet në shtim të kontrolleve vjetore. Është shumë e thjeshtë. E kanë vetë në dorë.
    Në mbyllje, i mbetet lexuesit të vlerësojë qoftë “kurvëritë inteklektuale”, qoftë kush është “lubrifikuar”, qoftë “kush gënjen”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.