Lei Kraja, moderatorja sportive e njohur tashmë në ekran ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “VVake Up” ku ka folur për jetën private.
Ajo ka zbuluar se sfida më e vështirë është nëna e saj për burrin e të ardhmes, pasi kërkon një mashkull ideal për vajzën.
“Mami është sfida më e vështirë. I shkreti ai burrë që martohet me mua. Do të keni një vjehrrë shumë të vështirë. Nuk ka një njeri mjaftueshëm të mirë sipas mamit. Servilizëm jo, këtë e ka shumë inat.
Unë për jetën private nuk flas kurrë. Kur të jem e martuar do ju them. Horoskopi më ka thënë që 29-vjeçe do i bëj të gjitha këto gjerat. Pika ime më e fortë dhe më e dobët është sinqeriteti”, ka thene ajo.
