Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama homazh për mbretëreshën Geraldina: Një princeshë e rënë nga qielli në një hon prej ku…

15:00 / October 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Geraldina 1 535x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, përmes rubrikës Homazh, përkujtoi sot në përvjetorin e ndarjes së saj Mbretëreshën e Shqiptarëve, Geraldinë.

“Geraldina e shqiptarëve ishte një mbretëreshë si ato në përralla, një princeshë e rënë nga qielli në një hon prej ku e nxori matanë vetëm fundi. “En ma fin est mon commencement” – Tek fundi im është ripërtërtja ime – ishte motoja paramortore e të famshmes Mary Stuart, mbretëresha e Albanisë antike, Skocisë, e cila aq shumë do t’i shkonte si titull kujtimit të Geraldinës së Shqiptarëve”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTE

💐HOMAZH
GERALDINA E SHQIPTARËVE ishte një mbretëreshë si ato në përralla, një princeshë e rënë nga qielli në një hon prej ku e nxorri matanë vetëm fundi. “En ma fin est mon commencement” – Tek fundi im është ripërtërtja ime – ishte motoja paramortore e të famshmes Mary Stuart, mbretëresha e Albanisë antike, Skocisë, e cila aq shumë do t’i shkonte si titull kujtimit të Geraldinës së Shqiptarëve.

Konteshë e lindur në splendorin perandorak të monarkisë habsburgase, me një gen të shpenguar e liridashës amerikan prej së ëmës, bukuroshja magjepsëse e dinastisë së Trëndafilit të Bardhë të Budapestit, ra në krahët e monarkut ekstravagant të Shqipërisë dhe i solli shtetit 25 vjeçar shqiptar, letrat e munguara të fisnikërisë. Nëse fati është jeta dhe jetët janë fate, Geraldina e Shqiptarëve iu nënshtrua parashkrimit të jetës së saj si një fat nopran deri në dhimbje, duke i dhënë dinjitet edhe në honin më të thellë ku fati e flaku, misionit të saj kundrejt një populli të huaj që e birësoi si nënë, si vajzë dhe si sovrane. Ky mision, në sytë e besimtares së devotshme që ajo ishte, nisi me bujën e madhe të një martese përrallash, u zhvillua në dekada të tëra heshtjeje si një zhgjëndërr sfilitëse prapa diellit dhe u mbyll, bashkë me sytë melankolikë të mbretëreshës së rënë nga vakti, në tokën e mohuar për së gjalli.

Geraldina e Shqiptarëve nuk qe vetëm bashkëshortja e një mbreti. Ajo ishte “Geraldina Regina”, përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të një Shqipërie të panjohur, qoftë kryekreje kur bota na shihte si një kënd plot pluhur të një perandorie të perënduar, qoftë më pas, kur për botën Shqipëria ishte bunkeri i një sekti të marrësh stalinistë dy hapa larg Perëndimit.

Geraldina ishte “Regina”, nuk e mbretëroi Shqipërinë por e la zemrën, mendjen dhe gjithë jetën e saj të mbretërohej nga Shqipëria dhe për këtë ajo meriton të kujtohet sot, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta aspak përrallore, dhe përgjithmonë si ato përrallat e fëmijërisë sonë me mbretër e me princesha, ku princesha është gjithnjë pjesa më tërheqëse e rrëfimit.
#TëPAHARRUESHËM🙏

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.