Shkaktoi bujë jo të vogël largimi i Alban Dudushit nga Top Channel. Javë më parë u raportua se ai kishte nënshkruar kontratë me Vizion Plus, por deri tani nuk kishim asnjë konfirmim nga vetë Albani.
Por, heshtja është thyer ditën e sotme. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, gazetari ka bërë me dije se emisioni i ri do quhet “Spotlight”, premiera e të cilit do jetë sonte në orën 21:00.
Ai na ka zbuluar po ashtu edhe një super dhuratë nga Kroi, Joella dhe Bieta, të cilët i kanë dërguar një buqetë të madhe me lule në zyrë, teksa Albani shkruan se ata i ndriçojnë çdo stinë.
Një dhuratë për #SPOTLIGHT nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle, @bietasulo. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e SPOTLIGHT sonte në Vizion + në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë.
Më herët ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘7 pa 5’, Albani ka treguar se partnerja e tij, Bieta Sulo është “kumbara” e këtij formati.
Albani është një ndër gazetarët më të njohur dhe ndër më të hershmit në televizionin “Top Channel”.
