Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përzgjedhja e kandidatëve të BKH-së, ambasada e SHBA: U mbyll një tjetër fazë, procesi i vështirë, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë

13:32 / October 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BKH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Dje përfundoi procesi i testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve. Tirananews.al poblikoi listën me 103 fituesit. Në lidhje me këtë proces ka reaguar ambasada Amerikane, përmes një mesazhi në ‘Facebook’.

Teksa ka uruar kandidatët, ambasada thekson se jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

Mësohet se nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifikuar. Duhet të kujtojmë se vetëm 60 prej tyre do të pranohen në BKH.

Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim me 26.10.2020. Ndërkohë, testimi i radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa pas testit të esesë, i pret vetingut dhe makina e së vërtetës.

MESAZHI I AMBASADËS

Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

NJOFTIMI I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020, mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim. Testi i Esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.