Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur fazën e testimit fizik të kandidatëve për hetues, ku nga 250 aplikantë janë kualifikuar 103.
Fituesit do të kalojnë në fazën tjetër, e cila është ajo e Esesë dhe e Poligrafit (Makina e së vërtetës).
Nga këta 103 kandidatë që e kanë kaluar fazën e testimit fizik, do kualifikohen 60 më të mirët, ata që marrin pikët më të lartë.
Këta hetues do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë në përbërje 60 hetues. Njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë edhe një drejtues.
Postime te ngjashme
Add A Comment
