Prej kohësh nuk ka sjellë një projekt të ri muzikore, teksa i fundit është ai i publikuar tetorin e kaluar, “Amoni”. Flasim për Tunën e cila së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Sipas “Prive” këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga muzika përkohësisht. Periudhën e izolimit, Tuna e kaloi në Amerikë. Pas kësaj, ajo u shfaq në një koncert që u mbajt në Gostivar, nga i cili dolën thashethemet se ajo ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë.Kjo për shkak të barkut, i cili ishte më i fryrë se zakonisht. Megjithatë, këngëtarja i hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke postuar disa foto me bikini, në të cilat shfaqej në formë, ashtu siç ka qenë më parë.
