Mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet teksa është në kulmin e suksesit me albumin e tij “MozzArt, dhe flasim për Mozzik që na ka surprizuar sërish.
Reperi do të sjellë albumin e tij të dytë vetëm pak kohë nga ai i pari, MozzArt. Ai ka publikuar në Instagram një videomesazh për të treguar se albumi i tij i ri është gati. Pavarësisht se pandemia prishi planet e të gjithëve, për Mozzik duket se ka qenë një kohë e artë, sepse ai ka treguar se ka mundur të punojë shumë për këtë projekt madhështor.
Edhe në video Mozzik shfaqet duke punuar e shprehet se albumi është realizuar me shumë mund, dhimbje e sakrificë. Reperi nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me të, sepse emrin nuk e ka ende gat, megjithatë i ka siguruar fansat se së shpejti do t‘ju zbulojë gjithçka.
Në fakt ky albumi i dytë erdhi plotësisht si surprizë, sepse vetëm 3 muaj më parë ai lançoi të plotë albumin e tij të parë, “MozzArt”. Ky i fundit përmban në total 20 këngë dhe bëri bujë shumë të madhe, duke arritur 30 milionë shikime në fare pak kohë.
