Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kundër kollës/ Kura natyrale me xhenxhefil, qepë dhe hudhër që do iu mrekullojë

20:03 / October 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qepe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto viruse mund të jetojnë tek sendet ose sipërfaqet e prekshme për deri në 48 orë. Në 60 përqind të rasteve të të ftohurës në mbarë botën, mjekët rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve, ndonëse sëmundja nuk shkaktohet nga një bakter. Për pasojë, në këto raste antibiotikët janë krejt të panevojshëm.

Kura Natyrale Me Xhenxhefil Dhe Hudhër Kundër Kollës
Kolla mund të bëhet problematike nëse zgjat për një kohë të caktuar. Ndonëse ajo përbën mënyrën më të shpejtë të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e trasha, kolla mund të jetë problematike. Nëse ajo zgjat mbi 8 javë, atëherë nuk duhet ta shtyni as edhe një minutë takimin me mjeku. Që të siguroheni se kolla do të ikë bashkë me sëmundjen, përveç medikamenteve, duhet të konsumoni edhe produkte natyrale që e pastrojnë organizmin.

Për këtë kurë natyrale ju nevojiten:
2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,
2 ose 3 thelbinj hudhër të copëtuar
Lëngu i një qepe,
2 lugë çaji me mjaltë
2 gota me ujë (500 ml)

Përgatitja:
Hidheni ujin në një tenxhere. Shtoni xhenxhefilin e grirë ose të prerë në feta sipas dëshirës. Shtoni hudhrën dhe më pas lërini të marrin valë në një temperaturë mesatare. Më pas uleni temperaturën, mbylleni kapakun e tenxheres dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 deri në 8 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Kullojeni lëngun në një enë qelqi dhe shtoni lëngun e qepës. Hidhni edhe dy lugët e çajit me mjaltë, përziejeni çajin mirë dhe pijeni. Kjo kurë duhet konsumuar dy ose tre herë në ditë kundër kollës me sekrecione dhe asaj të thatë. AgroWeb.org këshillon që për fëmijët mbi 5 vjeç nga pak çdo ditë deri sa kolla të qetësohet. Jo më shumë se 3-4 ditë rresht./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.