Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryetarja e KPA takon ambasadorin gjerman, në fokus procesi i Vettingut. Zingraf shpreh gatishmërinë për mbështetje

18:46 / October 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albana Shtylla dhe Peter Zingraf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla, është takuar ditën e sotme ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf. Shtylla gjatë takimit që është zhvilluar në ambientet e Kolegjit ka folur rreth procesit të vetting-ut dhe në mënyrë të veçantë, për shqetësimet, sfidat dhe angazhimin e Kolegjit. Ndërkohë ambasadori Zingraf ka shpehur një gadishmëri për të ndërmjetësuar vendosjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash sa i përket Juridiksionit Disiplinor, mes Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gjykatës kompetente gjermane.

Njoftimi

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla priti sot në ambientet e Kolegjit ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë ShTZ. Peter Zingraf. Gjatë këtij takimi, znj. Shtylla e njohu ambasadorin me ecurinë e deritanishme të procesit të vetting-ut dhe në mënyrë të veçantë, me shqetësimet, sfidat dhe angazhimin e Kolegjit për të patur një proces të shpejtë dhe të suksesshëm. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë dhe përgatitjet që po bën Kolegji i Posaçëm i Apelimit në kuadër të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë.  Nga ana e tij, ambasadori Zingraf shprehu gadishmërinë për të ndërmjetësuar në vendosjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash sa i përket Juridiksionit Disiplinor, mes Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gjykatës kompetente gjermane, duke konsideruar procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shkelës të ligjit, si një element mjaft të rëndësishëm në rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia. Kryetarja e Kolegjit falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të rivlerësimit, si një element thelbësor për suksesin dhe vijimësinë e procesit të vetting-ut dhe reformës në drejtësi në tërësinë e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.