Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një izolim i dytë në Shqipëri? Basha: Rrezikojmë më shumë se sa mbyllja

13:11 / October 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën e përditshme për shtyp është shprehur se si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë vendi rrezikon më shumë se sa mbyllja, kolapsin ekonomik dhe atë shëndetësor.

“Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju. Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë. 6 muaj pas sakrificës së shqiptarëve ekonomia është në kolpas. Paratë e shqiptareve në kohë krizë nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët. Shqipëria ka shpenzimet më të larta për oligarkët dhe koncesionet”, tha Basha duke akuzuar Ramën se po sillet si armik i popullit.

Jashtë vëmendjes së konferencës për shtyp nuk mbeti as situata aktuale lidhur me ndryshimet e Kodit zgjedhor teksa Brukseli i ka bërë sërish sot thirrje kryeministrit Rama të presë opinionin e Venecias.Në konferencën për gazetarët, Basha tha se Rama po i mbyll Shqipërisë dyert e Europës për një kërkesë fare minimale por jetike, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Armik i popullit shqiptar, Europa thotë mos e kalo se nuk të hap negociatat ndryshe, se nuk të pranoj unë ty në tavolinën e negociatave kur ashiqare do të shkelësh standardet minimale të zgjedhjeve. Tmerri që ka nga zgjedhjet dhe nga ndëshkimi që do ti vijë pas zgjedhjeve e ka shtyrë që ti vërë shkelmin përsëri interesit kombëtar të shqiptarëve. Shkurt dhe qartë, prej tmerri që ka nga ndëshkimi dhe humbja e zgjedhjeve po sakrifikon edhe njëherë interesin e shqiptarëve për të ecur në procesin e integrimit.

Këtë ka bërë gjithmonë, kur ishim gati për të marrë ftesën për NATO organizonte demonstrata kundër NATO-s, për vizat shkruante letra në Bruksel, statusin kandidat e bllokoi me tre ligje në parlament. Tani që kushti i vetëm është të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare prapë prej frikës së tij nga humbja e zgjedhjeve po u mbyll shqiptarëve derën e Europës,armik i popullit shqiptar. Njësoj si me pandeminë, njësoj si me ekonominë, ashtu dhe me integrimin e vendit”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analisti/ “PS rrezikon të paguajë koston e çarjes Rama-Veliaj”: Erioni nuk mund të lihet jashtë vendimmarrjes për Tiranën

20:20 / November 16, 2026

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.