Hoze Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës. Ashtu sic raportojnë mediat nga Spanja, vendimi është marrë mbrëmjen e së martës, pas një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të skuadrës.
Pavarësisht lajmeve kontradiktore nga dita e djeshme edhe paraditen e sotme, mësohet se Bartomeu sot në mbërmje ka vendosur t’i paraqesë këshillit të klubit dorëheqjen në përfundim të mblehjes që ka zhvilluar.
