Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister. “Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën”, shkruan Meta. Më tej presidenti shton se ka ende kohë për reflektim.
Postimi i Metës
E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.
Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.
Ka ende kohë për reflektim!
