Ditën e sotme djali i Gaz Pajës dhe Ira Seferit ka mbushur 1 vjeç. Në këtë ditë të shënuar mami Ira i ka dedikuar të voglit të saj disa fjalë shumë të ëmbla, që na shkrinë zemrat të gjithëve. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur para 1 viti, nga festa e organizuar për mirë se ardhjen e Dardit. Në foto Ira shfaqet duke mbajtur në krahë të voglin dhe i ka kujtuar se ajo do të jetë gjithmonë krahu ku ai mund të mbështetet.
“Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi një vit”, ka shkruar Ira në Instagram.

