Fatma dhe Alfio janë ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata u bënë prindër të vogëlushit Noah në janar të këtij viti mirëpo dashurinë e tyre nuk e kanë kurorëzuar me një dasmë.
Duket se ka ardhur momenti teksa vetë Alfio ka postuar foto nga propozimi për martesë që i ka bërë partneres se tij. Mesa duket Noah do të jetë ai që do i çojë lulet mamit të vet. Sigurisht që nuk ka një datë për ceremoninë duke qenë se aktualisht po jetojmë në pandemi dhe në pamundësi për të organizuar festa me shumë njerëz.
