Lajmin e bukur e ka dhënë vetë blogerja e cila ka publikuar një foto të vogëlushit të saj Leo, i cili mban në dorë ekon e bebushit që do ta bëjë atë një vëlla të madh.
Dy yjet italianë na zbuluan se do bëhen me një vajzë dhe Leo me një motër. Po ashtu, raportohet se bebushja do vijë në jetë në muajin mars, pikërisht kur ka lindur edhe Leo.
Blogerja sot ka pozuar para pasqyrës topless, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur tani që ndodhet në javën e 18 të shtatzënisë.

Kujtojmë se Chiara dhe Fedez u lidhën në vitin 2016, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi super romantik.
Ata u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.
