Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë një lajm të madh për koronavirusin.
Ai ka deklaruar se vaksina e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit funksionon në mënyrë perfekte.
Mediat vendase shkruajnë se në fund të vitit do të nisë vaksinimin në masë të popullsisë, ndërkohë që Putin tha se kjo nuk ka ndodhur ende për shkak se po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve.
Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në 40 mijë qytetarë, ndërkohë që ka nisur vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë.
Edhe pse fillimisht u tha se këtë vit do të prodhoheshin 30 milionë doza të vaksinës, zyrtarët rusë u detyruan të ulnin parashikimet në vetëm 2 milionë.
Putin kritikoi dhe punën kërkimore të Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se përdor për bazë një virus të shimpanzeve në vend të një virusi të hasur te njeriu.
Rudina Magjistari: Cilat mund të jenë pasojat e forta nëse ne nuk marrim një masë?
Oriola Plaku: Një sërë komplikacionesh në sensin nivele të larta të stresit, mungesë përqëndrimi, mungesë dëshire për të bërë gjërat që bënim më përpara humbje të komunikimit apo refuzim kontakti me të tjerët, por që këto janë çështje që individi duhet ta kuptojë veten e vet nëse ka ndryshime dhe më pas të dije se ku duhet që të drejtohet ose të merret vetë me pjesën e rregullimit emocional, jo gjithmonë është në fazën që mund të jetë një javore për t’u drejtuar tek mjeku. Mund t’ja dalë dhe vetë sepse ka metoda shumë të mira vetërregulluese që individi i indentifikon vetë cilat janë pikat e tij të forta.
Rudina Magjistari: Si mund t’ja bëjnë personat që të vetëmotivohen?
Oriola Plaku: Mund të dalin një shëtitje në natyrë, një komunikim me miqtë virtual sepse jemi dhe në kohë pandemie, do ndikonte mirë në aspektin e tyre emocional, palestra në kushtet e shtëpisë, joga, meditimi, janë çështje individuale që njeri i zgjedh vetë se çfarë preferon të bëjë.
Rudina Magjistari: Gjatë vitit njëriu mund të bëjë shpesh herë mund të gjendet në situate të tilla, çfarë ndryshon kjo javë, apo dy javshi i winter blue nga këto fenomenet e shkurtëra që mund të përballojmë gjatë vitit?
Oriola Plaku: Do ishte shqetësuese nëse do ishim me humor gjatë gjithë vitit. Ndryshon kjo pjesa e gjendjes shpirtërore e cila bëhet më e zymtë deri në një farë mase sepse kur kalon pjesën e kufirit të normalitetit atëhere mund të themi se kemi sinjale për një patologji që duhet trajtuar me vigjilencë sepse është çështja që mos kalojë në një depresion sezonal. Tvklan
