Në fakt kemi kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga këngëtari shqiptar Stanaj. Epo mesa duket Alberti ka pasur projekte të rëndësishme. Ai është pjesë e albumit të sapo publikuar të Ariana Grandes, “Positions”.
Mësohet se këngëtari është tekstshkrues në këtë album. “Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë”, shkruan këngëtari në rrjetet sociale.

