Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish deputeti bën denoncimin e fortë: Ja çfarë po ndodh brenda Infektivit, pacientët po i dërgojnë në…

10:52 / October 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f9bdc0ea0ba0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh mjek në profesion, Bardh Spahia shprehet se në spitalin Infektiv, ku ka më shumë se 100 pacientë, nuk ka skaner dhe bombola gazi.

“QEVERIA E KA LENE SPITALIN INFEKTIV SI NE MESJETE: PA SKANER E PA BOMBOLA OKSIGJENI SHOQERUESE PER PACIENTET!!!

Skandalet nuk kanë të sosur në dy spitalet Covid, nuk është vetëm ezaurimi i shtretërve e mungesa e personelit të kualifikuar për shërbim në terapi intensive, por situata është edhe më e rëndë se aq.

Dicka që e konstatova personalisht gjatë komunikimit me kolegët e mi mjekë në spitalin infektiv në QSUT, ku skaneri vazhdon të jetë i prishur e pra jashtë shërbimit.

Kontrolli me skaner është pjesë e rëndësishme e trajtimit në një spital Covid. E ndërsa shteti nuk e vë ujin në zjarr për rivënien në punë të këtij skaneri, pacientët e Infektivit dërgohen tek urgjenca e QSUT për të përdorur skanerin e këtij shërbimi. Por skaneri nuk është e vetmja mungesë e spitalit infektiv. Ka mungesë edhe të bombolave të oksigjenit.

Kështu një pacient i infektivit për të cilin po diskutonim nuk arriti të shkonte për të kryer skanerin tek urgjenca e QSUT, sepse në Infektiv nuk kishte bombol oksigjeni për ta transportuar!!!! E pabesueshme dhe skandaloze! E neveritshme kur me këtë situatë, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu guxojnë të flasin për suksese!!!! Mungesë në bombola oksigjeni në spital Covid????

A ka papërgjegjshmëri më të madhe se kjo???

Respekt e mirënjohje pa fund për sakrificën e kolegëve mjekë dhe personelit shëndetësor, të cilët vazhdojnë të ofrojnë shërbimin në kushte mungesash ekstreme, sic ishte rasti konkret i prishjes prej disa ditësh i skanerit të infektivit dhe i mungesës së një bombole oksigjeni që i mohoi pacientit në nevojë mundësinë për të kryer një skaner! TURP”, shkruan Spahia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.