Kreu i shtetit Ilir Meta në tryezën e inicuar nga shoqëria civile “Nsima Kombëtare për Referendumin” ka kërkuar që të bëhet një ligj për referendumet, pasi sipas tij populli duhet të marrë vetë fuqinë, në një kohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.
“Dje 97 deputetë bllokuan integrimin e vendit. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale, populli duhet ta marrë vetë fuqinë.”-tha Meta.
