Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës.
Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.
Tashmë, Fjolla dhe Fisniku po bashkëjetojnë dhe ai e mbulon çdo ditë me dhurata romantike, ndërsa këngëtarja gjeti rastin të na tregojë unazat me gurë të çmuar në duart e saj.
Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani.
Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë stilistit të njohur.
“Duke gjetur ide për dasmën”- shkruan Fjolla krahas videos duke na bërë kuriozë për datën e ceremonisë së tyre, e cila s’duhet të jetë larg.
