Shumë qytetarë kanë publikuar pamje të dhimbshme në mediat sociale, pas tërmetit që tronditi Greqinë dhe Turqinë mesditën e sotme.
Ndërkohë, në një video të shpërndarë ne Instagram, shfaqen momente prekëse të një nëne që mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet.
Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.
