Nuk kanë fund tragjeditë në Turqi gjatë kësaj të premte (30 tetor).
Mbrëmjen e sotme erdhi lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit të vendit, Ahmet Mesut Yilmaz i ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Yilmaz, i cili shërbeu tre herë si kryeministër i Turqisë gjatë viteve 1990, vdiq të premten në një spital në Stamboll.
Dr. Ozgur Samilgil, shefi i mjekësisë në Spitalin Florence Nightingale, njoftoi vdekjen e Yilmaz, i cili kishte vuajtur nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit.
Yilmaz kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në tru këtë maj.
Yilmaz, një ish kryetar i Partisë Anavatan (Mëmëdheut) të qendrës së djathtë, shërbeu tre herë në karrigen e kryeministrit midis 1991 dhe 1999, duke e mbajtur atë për një periudhë prej dy vjetësh në total, dhe gjithashtu shërbeu në postet e Kabinetit si ministër i Jashtëm.
