Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD i përgjigjet deklaratës së Komitetit të Ekspertëve: Keqardhje, dini vetëm të bëni politikë për t’i shërbyer propagandës së Ramës

15:57 / October 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike i përgjigjet deklaratës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët deklaruan sot se po sulmohen politikisht nga PD, dhe se i kanë shërbyer qytetarëve shqiptarë. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia, thotë se Komiteti, kurrë nuk iu shërbeu qytetarëve, por vetëm propagandës së kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai thotë se edhe pse në të gjitha vendet, komitetet e ngjashme kërkuan rritje të testimeve, në Shqipëri kjo gjë nuk ka ndodhur.

PËRGJIGJIA E PLOTË E PD:

Keqardhje për komitetin e ekspertëve që me deklaratën e sotme konfirmoi se është vetëm një organ që shërben për t’i dhënë lustrën e “profesionalizmit” propagandës së rëndomtë e kriminale të Edi Ramës. Ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të PD, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës. Aq të madh e kanë merakun politik, sa kanë harruar respektimin e rregullit bazik anti Covid që vetë kanë urdhëruar për cdo qytetar: përdorimin e maskës. Shfaqen në foto të mbledhur pa maska. Nuk zbatojnë rregullat që vendosin vetë, ndërsa për shqiptarët nuk kanë gajle të vendosin gjoba në emër të Edi Ramës. Dinë të bëjnë vetëm politikë dhe moralin e “bëj si them unë, por jo si bëj unë”.

Ky komitet as edhe njëherë të vetme nuk ngriti zërin për rritjen e numrit të testimeve, edhe pse kjo është një praktikë botërore dhe Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit edhe në rajon për nivelin e ulët të testimeve! Si ka mundësi që Komitetit nuk i bën përshtypje kjo gjë??? Një profesionist nuk do sillej kurrë kështu! Minimumi do heshtte, por jo të bëhej mburojë militante e politikës! Skandaloze që nuk rreshtoheni në krah të kolegëve tuaj, por bëheni mburojë e dështimit të një kryeministri, që ka prioritet vec koncesionet e tenderat por jo jetët e qytetarëve!

Sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve iu përgjigj fillimisht akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se shifrat e koronavirusit po fshihen dhe se kjo është strategji e qeverisë për të mos rritur testimet. Komiteti i ka bërë thirrje kryedemokratit të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të ekipit, ndërsa solli në vëmendje deklaratën e OBSH, që theksonte se “liderët e partive në botë”nuk duhet të bëjnë politikë me pandeminë.

Lexo edhe

Komiteti Teknik i përgjigjet Bashës: Ndihemi të fyer, hiq dorë nga baltosja

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.