Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vetëvrasja e pacientit me COVID tek ‘Shefqet Ndroqi’, PD: Rast i përsëritur. Situata jashtë kontrollit!

11:15 / November 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partia demokratike pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku një 52-vjeçar me COVID u hodh nga kati i katërt e gjeti vdekjen.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaron se situata ka dalë jashtë kontrollit. Sipas saj ndonëse ky është një rast i përsëritur, ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë për të vendosur psikologë në spitalet COVID.

RAGIMI I PAMPURIT

“Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka gjetur sulmin ndaj opozites. Zgjidhja eshte siguria e jetes dhe shendetit te pacienteve, ketu keni deshtuar, dhe merreni me sulme. Ngjarja e rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Covid 2, na prek emocionalisht të gjithëve. I treti rast, brenda pak kohësh, qe tronditi sigurisht familjaret, dhe opinionin publik. Vetevrasjet ndodhin nën një gjendje të ngarkuar psikologjike, kur personi humbet përgjegjshmërinë, dhe shpresën, dhe një nga rrugëdaljet nga kjo gjendje psikologjike shumë e renduar, shikon vetëvrasjen”, shprehet Pampuri.

Ajo ngren shqetësimin se në vendin tonë ka mungesa të psikologut në spitalet e Covid, duke shtuar se nëse ndodh tre herë një ngjarje e tillë, tregon se ka mungesa të psikologëve.

“Bazuar në shume raste te personave qe kane patur nje eksperience, pra e kane kaluar Covid 19, theksohet qe perpos simptomave te tjera, ka qene dhe ngarkesa psikologjike, e shprehur si forme paniku, kjo nxitur dhe nga perballja me dicka te panjohur per te cilen di shume pak ose aspak, duke i shtuar kesaj dhe informacionet qe degjon, te ben te ndjesh pasiguri dhe ankth. Ne te gjitha vendet e botes në këtë periudhë psikologu ka marrë një rol të rëndësishëm, madje edhe duke u berë pjesë e stafeve mjekësore. Në Shqipëri mungesa e psikologut, mungesa e mbështetjes psiko-emocionale, në spitalet Covid, ka çuar deri këtu. Nëse ndodh një herë, merren masa, nëse ndodh dy herë, është e rëndë, por nëse ndodh për të tretën herë, dhe spitali është gjendur përsëri pa staf mbështetës me psikologë, ështe ë pafalshme”, shprehet Pampuri.

Ish-deputetja në reagimine saj thekson se “papërgjegjshmëria nga ana ministrisë, në pajisjen e spitaleve Covid me psikologë vijon. Kjo papërgjegjshmëri, po vijon të rëndojë mbi shëndetin e jetën e qytetarëve. Para një jave papërgjegjshmeria e qeverisë bëri që të humbasë jetën një qytetar, sot përsëri një ngjarje e rendë”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.