Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama sa i takon debatit për Komitetin e Ekspertëve Teknikë.
Basha shkruan se Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë.
“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”, shkruan Basha.
