Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Milanin e shpëton një akrobaci e Ibrës, kuqezinjtë ruajnë vendin e parë në klasifikim

15:12 / November 1, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibra milan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milani i këtij sezoni duket se iu është rikthyer ditëve të tij më të lavdishme. Në fakt, për parashikime është ende shpejt, megjithatë kuqezinjtë kanë treguar karakter dhe cilësi në këto gjashtë sfida të para të Serisë A. Sot në mesditë, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli, kaluan një provë të rëndësishme teksa fituan në transfertën e Friulit përballë vendasve të Udinezes.

Milani e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e 18 shënuan me Frank Kesi, i cili shfrytëzoi më së miri një passim të Zllatan Ibrahimoviç, i cili është kthyer në inspiruesin e ekipit. Pjesë e parë, Milani e mbylli në avantazh, mirëpo pësuan në të dytën kur Romanjoli shkaktoi një penallti dhe De Paul u tregua i saktë nga 11-metrat.

Gjithsesi, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 83, gjetën golin e avantazhit me Ibrën. Suedezi shënoi në mënyrën e tij, një realizim që në brendësi kishte shumë akrobaci të cilën 39-vjeçari nuk e ka harruar edhe në këtë moshë. Deri në fund, Milani e ruajti avantazhin dhe në këtë formë mban vendin e parë në Serinë A pas gjashtë ndeshjeve teksa kanë grumbulluar 16 pikë, teksa nuk kanë pësuar ende asnjë humbje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.