Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Rrisin humorin dhe largojnë mërzinë, njihuni me 6 ushqimet që duhet ti keni patjetër

17:48 / November 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kenelle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët bazuar në studime thonë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota
Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës. Kini kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata
Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi
Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë. Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet
Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik
Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë. Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra e Kokosit
Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3. Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.